Joachim Low i shpëtoi shkarkimit nga pozita e trajnerit të Gjermanisë për një fije floku, pas eliminimit nga Kupa e Botës në fazë grupore vitin e kaluar, dhe tani është duke e rindërtuar ekipin kombëtar për të ardhmen.

Low ka konfirmuar sot se ai personalisht i ka kontaktuar Mats Hummelsin, Thomas Mullerin dhe Jerome Boatengun për t’iu thënë se karrierat e tyre me kombëtaren kanë mbaruar.

“Viti 2019 është vit i një fillimi të ri për ekipin kombëtar të Gjermanisë. Ne duam të vazhdojmë ndryshimin që e filluam në fund të vitit të kaluar”, tha Low për gazetarë.

“I falënderoj Matsin, Jeromen dhe Thomasin për vitet e shumta të suksesshme, jashtëzakonshme dhe unike së bashku. Në ekipin kombëtar, megjithatë, është më rëndësi ta shtrojmë rrugën për të ardhmen”, shtoi ai.