Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka treguar se nëse dikush prej klubeve të interesuara i përmbush kërkesat e kryeqytetasve, atëherë Milinkovic-Savic mund të largohet.
Mesfushori serb konsiderohet njëri prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim, teksa u transferua te Lazio në vitin 2015 nga klubi belg, Genk.
Shumë klube nga top ligat europiane ishin të interesuara për shërbimet e 23 vjeçarit por në fund ofertat konkrete munguan, teksa Milinkovic-Savic nënshkruajti kontratë të re me Lazion muajin e kaluar.
Në Itali raportohet se Savic ka një klauzolë prej 150 milionë eurove, dhe Lotito e ka pranuar se nëse një skuadër vendos ta paguajë atë, do të ishte e vështirë për të rezistuar.
“Tani është shumë e komplikuar për një lojtar të qëndrojë vetëm te një klub gjatë gjithë karrierës. Sidoqoftë, Lazio është në formë të mirë dhe futbollistët tregojnë dashuri për klubin. Por, fatkeqësisht Lazio nuk e ka fuqinë ekonomike të Real Madridit dhe Barcelonës, dhe nëse oferta mbërrin nga këto skuadra është e vështirë të thuash jo”, tha Lotito.
Milinkovic-Savic ka startuar në 11 nga 12 ndeshjet e Lazios këtë edicion në Serie A, derisa ka shënuar vetëm një gol.







