Lorik Cana uron 28 Nëntorin me një fotografi speciale

Sot shqiptarët festojnë 28 Nëntorin, ditë e Pavarësisë së Shqipërisë

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana ka uruar festën e 28 Nëntorit me një fotografi të publikuar në Facebook, shkruan Reporteri.net

“Urime 28 Nëntori”, ka shkruar Cana në Facebook duke i bashkangjitur një fotografi të flamurit shqiptar së bashku me heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Kujtojmë që Lorik Cana ka qenë pjesë e Shqipërisë nga viti 2003 deri më 2016, ku ishte edhe i preferuari i tifozëve shqiptarë.