Lorik Cana reagon pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Evropiane

Lorik Cana e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta lavdëruar xhudistin kosovare, Majlinda Kelmendin, e cila sot e fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Pasi ia siguroi Kosovën medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane të këtij viti, duke triumfuar kundër ruses Natalia Kuziutina në finale, Lorik Cana e përshkroi Majlinda Kelmendin si “imazhi i Kosovës” dhe “mbretëreshë të xhudos”.