Lorik Cana

Lorik Cana me urim të veçantë për ditën e Pavarësisë së Kosovës

Ish kapiteni dhe legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një mënyrë të veçantë duke e shpërndarë betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lorik Cana në një postim në rrjetin social Instagram ka postuar betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai gjithashtu pas urimit të Pavarësisë së Kosovës ka theksuar se dëshiron që Kosova të bëhet pjesë e Shqipërisë, duke theksuar se ” Gëzuar pavarësinë e Kosovës, u bëfsh SHQIPNI”.
Lorik Cana kishte zhvilluar 92 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Urimi i plotë i Lorik Canës:

Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.

Betohem, betohem, betohem.

Gëzuar pavarësinë e Kosovës,

U bëfsh SHQIPNI.