Suksesi i arritur në Grand Prix Marrakech i ka ndikuar Loriana Kukes të ngritet në renditjen botërore.
Në fakt, xhudistja pejane ishte e shkëlqyeshme në evenimentin që u mbajt në Marok fundjavën që shkoi duke e fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Dhe, sot xhudistja kosovare e mori një tjetër lajm të madh.
Loriana pas medaljes së fituar në Marok është ngritur për katër vende në ranglistën botërore të kategorisë së saj dhe tash gjendet në vendin e 15-të.
Trajneri Driton Kuka është shprehur mjaft i lumtur me suksesin e radhës së mbesës së tij, për të cilën beson se do ta sigurojë kualifikimin dhe pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”.
Loriana Kuka ishte pjesëmarrësja e vetme nga Kosova që mori pjesë në këtë eveniment.








