Loriana Kuka mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është mposhtur në finale të Grand Prix Tel Aviv nga Klara Apotekar, xhudistja sllovene.

Kuka pas një meçi të jashtëzakonshëm, është mposhtur me “pikë të artë” nga garusja sllovene, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë ky është sukses i madh për xhudisten tonë.

Dje Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë po në Tel Aviv. /Ballkani.info/