Loriana Kuka ka siguruar gjysmëfinalen në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudistja jonë në kategorinë deri në 78 kilogramë ka mposhtur xhudisten nga Britania e Madhe, Natalie Powell, me ippon.

Kjo ishte fitorja e tretë në këtë garë për Kukën.

Me këtë triumf, Loriana është shumë afër finales, dhe i nevojitet vetëm edhe një fitore.

Në gjysmëfinale, Loriana do të takohet me fituesen e sfidës mes holandezes Steenhuis dhe sllovenes Apotekar.

loading…