Loredana shpenzon shifra marramendëse, veshja e fundit i kushtoi më shumë se 102 mijë euro

Loredana Zefi njihet për jetën luksoze që bën, ngase fiton shumë nga muzika që prej fillimit të karrierës.

Atë e shohim të veshur nga brendet e njohura, ndërsa shifrat e veshjeve e aksesorëve të saj janë goxha të larta.

Ndonëse reperja nuk flet shumë për fitimet, ajo mund të shihet nga veshjet dhe jeta e saj se sa mirë paguhet.

Faqja “Shqip Closet” në Instagram ka bërë të ditur se look-u i reperes në këto foto e ka kaluar shifrën 1 mijë euro, më saktë, 102,660 euro

Lista e çmimeve vijon si më poshtë.

Korseja e saj “Chanel” ka kushtuar 1140 euro, xhaketa e lëkurës “Zegna” ka kushtuar 3470 euro, vëthët “Isabellefa” i kanë kushtuar reperes 5200 euro ndërsa varësja “Isabellefa” 28.350 euro. Gjithashtu, byzylykët e po të njëjtës markë i kanë kushtuar njëri 10.650 euro dhe tjetri 12.750 euro. Për unazën “Isabellefa”, Loredana ka paguar 12.600 euro.