Loredana flet sërish rreth akuzave të çiftit zviceran: Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë gjithçka që shkruhet

Reperja e njohur, Loredana Zefi, së fundmi u bë temë e mediave shqiptare por edhe ato gjermane e zvicerane, për faktin se ajo u shpërblye me çmimin “performuesja më e mirë zvicerane” në MTV EMA 2019.

Për këto suksese të fundit, por edhe të rejat nga jeta e saj private, reperja me prejardhje nga Ferizaj ka folur së fundmi në një intervistë për mediumin zviceran, Schweizer Illustrierte.

Aktualisht, Loredana (24 vjeçe) nga Emmenbrucke, në muzikë është shumë e suksesshme në Zvicër, nis shkrimin Schweizer Illustrierte.

Ata theksojnë se albumi i saj “King Lori” e ka renditur në krye të top listave gjermane, teksa vet Loredana ka treguar se tekstet e këngëve të saj janë të frymëzuar nga jeta reale, veçanërisht nga vajza e saj e vogël, Hana.

“70 për qind e teksteve janë të miat”, ka thënë 24-vjeçarja.

Ndërkohë e pyetur për akuzat që një çift zviceran rreth të 50-tave, ngre rreth saj për kërcënim dhe zhvatje parash në shifër të mëdha, Loredana deklaroi se nuk mund t’i bëjë njerëzit të besojnë se si është vërteta, kur ata nuk duan ta besojnë.

“Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë atë që shkruhet. Kjo është arsyeja pse unë i provokoj ata që të nxjerrin më shumë mllefin ndaj meje”, ka thënë reperja shqiptare.

“Unë jam fanse e madhe e Zvicrës, më pëlqen të jem këtu. Unë mendoj se nuk do të largohem nga Zvicra. Nuk mund ta kuptoj mënyrën se si mund ta urresh dikë që nuk e njeh personalisht”, ka thënë ajo kur u pyet në lidhje me deklaratat e fundit, ku kishte thënë se zviceranët nuk e duan edhe aq shumë.

loading…