Loredana duket se paska marrë vendimin e rëndësishëm në lidhje me Karim Adeyemi

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit.

Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Edhe pse lidhja e saj e re ka patur shumë paragjykime dhe komente negative, duket se kjo gjë nuk e ka ndikuar fare Loredanën, e cila ditën e sotme ka postuar disa foto të reja me të dashurin e saj dhe ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen është shkrimi i saj: “Përgjithmonë.”

Karim Dortmund luan për “Borussia Dortmund” dhe ka pozuar së fundmi duke bërë shqiponjën me duar. Fotoja në fjalë është shpërndarë nga faqja zyrtare e skuadrës së futbollit në Instagram./ TAR