Loredana “akuzohet” në rrjetet sociale se ka kopjuar Dafina Zeqirin, por si qëndron e vërteta?

Loredana së fundi ka publikuar bashkëpunimin e saj me Noizyn.

U komentua shumë një frazë të cilën Loredana e këndon dhe e cila po cilësohet si kopjim nga Dafina Zeqiri, shkruan lajmi.net.

“Sim Simma, who got the keys to my Bimma?”, është fraza që u këndua më herët nga Dafina.

Mirëpo, fansat kanë “shpërthyer” menjëherë në akuza në rrjetet sociale.

Në ‘TikTok’ qarkullojnë me dhjetëra video që akuzojnë reperen se ka kopjuar Dafinën.

Dafina e ka përdorur këtë frazë në bashkëpunimin me Taynën, “Bye Bye”.

Por, në fakt e vërteta qëndron ndryshe, dhe të dyja janë inspiruar të dyja nga Beenie Man i cili e ka shkruar këtë varg në versioni origjinal “Who Am I?”.