Altin Aliji

Lojtari shqiptar shënon het-trik për fitoren bindëse të Maqedonisë

Maqedonia e Veriut U18 ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Estonisë U18 në kuadër të xhiros së dytë të turneut të fuqishëm ndërkombëtar në Antalia të Turqisë.

Protagonist i kësaj fitore është futbollisti shqiptar Altin Aliji, duke shënuar tre gola. 

Het-trik i tij mahniti të gjithë.

Ai ka shënuar në minutën e 36-të, 58-të e të 74-tën.

Maqedonia u paraqit me këtë përbërje: Spasko Akhtarov, Gabriel Krstevski, Andrej Lubevski, Numan Ajetoviq, Adrian Neziri, David Ristovski, Matej Gashtarov, Nikolla Manojlov, Altin Aliji, Vehbi Islami, Stefan Mlladenovski.