Lojtari shqiptar rigoN e eliminon me thikë lojtarin më të fortë në botë në CS:GO

Video-lojërat, e posaçërisht CS:GO (Counter Strike: Global Offensive), janë tejet të popullarizuara edhe në territoret shqipfolëse. Madje, ndryshe nga ç’mendohet prej gjeneratave të vjetra, video-lojërat sot janë shndërruar në karrierë ku të rinjtë paguhen me shuma të majme për profesionalizmin e tyre.

Por, përtej profesionalizmit e seriozitetit, video-lojërat në esencë kanë të bëjnë me argëtimin e kënaqësinë.

Një moment të tillë argëtues na ka dhuruar lojtari i njohur shqiptar, rigoN, i cili është edhe pjesë e ekipit “BLINK”.

rigoN dje ka arritur që ta eliminojë me thikë lojtarin më të fortë në botë për lojën CS:GO, i cili është “s1mple”.

Ky moment është pritur me mjaft të qeshura nga fansat të cilët kanë qenë duke e ndjekur rigoN në livestream, shkruan Telegrafi.

Vlen të ceket se edhe një lojtar tjetër shqiptar, juanflatroo, e kishte eliminuar me thikë lojtarin “s1mple” kohë më parë.

Prandaj edhe eliminimi i djeshëm nga rigoN është shndërruar në shakanë se “s1mple o ma i fortë amo rigoN e ka kithë n’mirage n’ramp”.