Chelsea me shumë gjasë do t’i humbet disa lojtarë në afatin e verës.

Pas dënimit nga FIFA për dy afate të transferimeve, Chelseas mund t’i largohen një numër i madh i lojtarëve.

Në mesin e lojtarëve që mund të largohen nga skuadra londineze është edhe Ola Aina, që aktualisht është i huazuar te Torino.

Skuadra italiane dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën e tyre për ta transferuar anësorin nigerian në afatin e verës.

Torino do t’i paguajë 10 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Ainas nga Chelsea.