E frikshme

Lojtari i klubit francez kërcënon të hidhet nga ura, zona rrethohet nga ushtria

Alarm maksimal në Francë. Futbollisti i Nicës, Alexis Beka, po kërcënon se do të hidhet nga një urë në Magnan.

Tashmë në vendngjarje ndodhen shërbimet e urgjencës dhe personeli i specializuar i cili po negocion me të riun 22-vjeçar.

Negociatat po zhvillohen me lojtarin me qëllim shmangien e një tragjedie. Pas kësaj ngjarje të rëndë është krijuar një bllokim trafiku prej 5 km dhe një korsi trafiku është neutralizuar.

Mediat italiane zbulojnë se futbollisti kërkon ti jap fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura. Raportohet se ai nuk e përballoi dot ndarjen, duke e shtyrë veten në këtë akt dëshpërimi. /Ballkani.info