Lojtarët e Southampton me një vendim të madh pas turpërimit nga Leicester

Lojtarët dhe stafi teknik i Southamptonit kanë rënë dakord për të dhuruar pagat e një dite për bamirësi pas humbjes së tyre poshtëruese 0-9 nga Leicester City.

Ayoze Perez dhe Jamie Vardy të dy shënuan het-trike në ‘St Mary’s Stadium’ të premten, ndërsa Ben Chilwell, Youri Tielemans dhe James Maddison ishin gjithashtu në shënjestër në fitoren rekorde.

Humbja ishte më e rënda e Southamptonit ndonjëherë në të gjitha garat dhe ishte fitorja më e madhe e regjistruar nga një skuadër vizitore në një ndeshje të ligës elitare angleze në historinë 131-vjeçare të Ligës së Futbollit.

Southampton përfundoi fundjavën në tre vendet e fundit në Premierligë dhe anëtarët e ekipit të tyre të parë kanë ndërmarrë hapa për të bërë ndryshime me tifozët.

Klubi i bregdetit jugor njoftoi në faqen e tyre zyrtare të dielën se të gjithë lojtarët e ekipit të parë do t’i dhurojnë pagat e së premtes në Fondacionin Saints, i cili punon brenda komunitetit për të transformuar jetën e të rriturve dhe fëmijëve përmes përdorimit të sportit.

Southampton rikthehet në veprim ditën e martë me një udhëtim te Manchester City në Kupën EFL dhe do të kthehen në ‘Etihad’ të shtunën për ndeshjen e radhës në Premierligë, sërish ndaj Cityt.

loading…