Lojtarët e Llapit luajtën agjerushëm, Batatina: Respekte të mëdha për ta!

Tahir Batatina ka folur pas barazimit 2 me 2 në gjysmëfinalen e dytë për Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës.

Llapi arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës pasi me rezultat të përgjithshëm 5-4 arriti ta eliminonte Prishtinën, shkruan Ballkani.Info.

Pas ndeshjes, trajneri llapian, Batatina u shpreh tejet i lumtur dhe tregoi se disa lojtarë të tij ishin me Ramazan në këtë ndeshje.

“E kemi ditur që s’do të jetë lehtë. Por jam i lumtur që ne kemi kaluar skuadra të mëdha për të arritur në finalen e Kupës së Kosovës. Me rëndësi tek ne ka qenë që ne të kualifikohemi. Sot ka qenë vështirë edhe puna e agjërimit. Disa lojtarë kanë qenë me Ramazan dhe i pashë që nuk arritën ta dhënin maksimumin. Respekte për ta. Shpresoj që ta sjellim Kupën e Kosovës këtu në Llap, në vendin e legjendave, në vendin e Fadil Vokrrit”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.