Lojtarët e Lincolnit shihen në stadium, s’ka shenja të Prishtinës

Teksa lojtarë të Lincolnit janë parë në fushën e stadiumit Victoria në Gjibraltar, nuk është vënë re asnjë shenjë nga Prishtina, rreth dy orë para orës së paraparë për nisjen e ndeshjes.

Tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitivë në testet për koronavirus në Gjibraltar dhe ndeshja raportohet se do të anulohet, por sipas klubit kosovar UEFA ende s’ka marrë vendim.

Prishtina ka kohë deri në orën 16:30 të paraqitet në stadium, sipas rregullores së UEFA-s. Siç shkruan “GBC” lojtarët ende janë të izoluar në hotel.