Lojtarët e Kosovës nisen drejt stadiumit, atmosferë fantastike nga ‘Dardanët’ para hotelit VIDEO

Dardanët tashmë janë mbledhur para hotelit ku po qëndron Kosova në Plzen.

Kombëtarja jonë do të përballet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me Republikën Çeke.Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në ‘Doosan Arena’ të Plzenit, e që do të jetë një ndeshje vendimtare për Kosovën.Dardanët kanë filluar këngën para hotelit ku qëndron ekipi ynë, në mënyrë që t’i motivojnë para këtij takimi të vështirë.Një numër i madh i tifozëve tanë tashmë kanë shkuar në Çeki dhe atmosfera e zjarrtë nuk mungon.

Kosova duhet të fitojë patjetër këtë takim ndaj çekëve në mënyrë që të mbajë shpresat gjallë për t’u kualifikuar në Kampionatin EvropianAnglia është lider i Grupit A me 12 pikë, Çekia me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me tri sosh.

loading…