Lojtarët e Izraelit kanë bërë një gjest të mrekullueshëm.
Në momentin e ekzekutimit të himneve respektive, disa prej lojtarëve të kombëtares izraelite kanë hequr xhaketat e tyre dhe ua kanë veshur fëmijëve të vegjël pasi temperaturat ishin shumë të ulëta në stadiumin “Hapden Park”.
Ky moment nuk i shpëtoi kamerave, teksa videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Izraeli u mposht mbrëmjen e djeshme nga Skocia me rezultatin 3-2 në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës së Kombeve, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.







