Lojtarët e Barcelonës e humbin besimin në trajnerin Ernesto Valverde

Një pjesë e lojtarëve të Barcelonës ka nisur ta humbë besimin në trajnerin e tyre, Ernesto Valverde, pas fillimit tejet zhgënjyes në sezonin e ri, sipas burimeve të ESPN-së.

Humbja tronditëse 2:0 kundër Granadës të shtunën e konfirmoi fillimin më të keq të Barçës në La Liga në 25 vjetët e fundit, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti katalonas i ka humbur dy nga pesë ndeshjet e para dhe i ka grumbulluar vetëm shtatë pikë në tabelë.

Skuadra e Valverdes u rikthye në Barcelonë të shtunën menjëherë pas ndeshjes dhe do t’i rinisë stërvitjet të dielën.

Valverde e mori mbi supe përgjegjësinë për humbjen në një konferencë për media pas ndeshjes.

Sipas burimeve të ESPN-së, një pjesë e skuadrës së Barçës ndihet tejet e zhgënjyer me paraqitjet në udhëtim këtë sezon dhe ka nisur ta humbë besimin në trajnerin.

“Do të jetë vit i gjatë dhe i komplikuar. Ne jemi të vetëdijshëm se shumë gjëra duhet të ndryshojnë për t’i kthyer gjërat për së mbari dhe për t’ua kthyer besimin tifozëve”, tha Luis Suarez pas ndeshjes.

loading…