Lojtarët e Atletico-s të çmendur edhe në palestër, si ta kishin fituar Championsin

Lojtarët e Atletico Madridit e kanë vazhduar edhe sot festën, pas fitores ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Loj Rojiblancos fituan 1-0 në ‘Wanda Metropolitano’ në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales në garën më të madhe në Evropë për klube.

Golin e vetëm në këtë e shënoi Saul Niguez qysh në minutën e katërt, derisa Liverpooli nuk arriti të bënte një gjuajtje në kornizën e portës së Atleticos.

Lojtarët e skuadrës spanjolle festuan shumë në momentin që shënuan golin e epërsisë, por edhe pas ndeshjes e bënë të njëjtën gjë me tifozët e tyre.

Festa e tyre ka vazhduar edhe sot në seancat stërvitore, derisa shihen lojtarët e Atleticos duke festuar në palestër.