Lojtarët e Aston Villës përplasen njëri me tjetrin, ndërhyjnë edhe bashkëlojtarët

Sulmuesi i Aston Villës, Anwar El Ghazi tentoi ta godiste me kokë bashkëlojtarin e tij Tyrone Mings gjatë përballjes me West Hamin.

Mings ishte i acaruar me bashkëlojtarin e tij që nuk i pasoi topin në momentin e kundërsulmit të krijuar ndaj rivalëve të tyre në Ligën Premier.

Por, anësori holandez nuk e kishte idenë se El Ghazi po e kërkonte topin dhe më pas pasoi me përleshjen verbale mes të dy lojtarëve.

El Ghazi më pas tentoi ta godiste me kokë Mingsin para se të ndaheshin nga bashkëlojtarët e tyre Marvelous dhe Nakamba.

Çuditërisht, VAR e shikoi mundësinë që t’i ndëshkonte të dy lojtarët me karton të kuq, mirëpo më pas vendosën që gjërat të kalonin në qetësi.

Mike Dean i paralajmëroi të dy lojtarët para se të vazhdonte përballje në mes të West Hamit dhe Aston Villës.

loading…