Komiteti Paraolimpik i Kosovës në ambientet e Akademisë për Siguri Publike në Vushtrri, ka organizuar aktivitetin tradicional “MiniOlimpiada 2019”, i cili organizohet në partneritet me OPFAKOS dhe me mbështetjen e MKRS-së, UNICEF-it, OSBE-s, KFOR-it, Akademisë për Siguri Publike, Kryqit të Kuq dhe Handikos-it.
Presidentja e Komitetit Paraolimpik të Kosovë, Njomza Emini, ka thënë se ka qenë një ditë e veçantë për lëvizjen paraolimpike në Kosovë. “Sot për lëvizjen paraolimpike në Kosovë është ditë e veçantë”.
E bashkë me personat me aftësi të kufizuara u argëtua edhe Adelina Emini, këngëtarja dhe motra e Njomëzës, e cila çdoherë ka mbështetur këtë pjesë të shoqërisë, shkruan Syri Kosova.
Në disa fotografi që janë shkrepur, vërehet lumturia në fytyrat e këtyre personave derisa po luanin e kërcenin me motrat Emini.
Organizime e mbështetje për këtë kategori, padyshim që janë të mirëseardhura çdoherë.












