Real Madridi dhe Stuttgarti po luajnë ndeshje shumë interesante në “Bernabeu”. Megjithatë pas pjesës së parë rezultati është 0:0.
Janë krijuar shumë raste shënimi, por që nuk janë konkretizuar. Për Madridin u dha një penallti, që u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Ndeshja i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Madridi është kampion në fuqi.







