Logitech prezanton tastierën e re mekanike Pro X
Një nga karakteristikat kryesore të tastierave mekanike janë switchët që vijnë me to. Këta switchë përcaktojnë “ndjenjën” gjatë shtypjes, shpejtësinë e reagimit të butonave, rrjedhshmërinë dhe llojin e tingullit që e prodhon shtypja në tastierë.
Si zakonisht, kur blihet tastiera, për switchët mendohet paraprakisht, pasi që ato zakonisht nuk mund të ndryshohen më vonë. Megjithatë, Logitech po e ndryshon mënyrën e të menduarit të zakonshëm të blerjes së tastierës duke e lansuar tastierën e vet mekanike për gaming Logitech Pro X.
Kjo është tastiera e parë mekanike, në dispozicion komercialisht, e cila ofron switchë të zëvendësueshëm. Kjo do të thotë që gamerët të cilët dëshirojnë fleksibilitet dhe mundësinë e ndryshimit të switchëve sipas nevojave të tyre do të mund ta bëjnë këtë.
Tastiera për gaming Logitech Pro X me suiqe të ndërrueshme e ka një çmim prej 150 dollarësh, ndërsa modeli pa këtë opsion do të kushtojë 130 dollar.