Lluka zbulon veturën e parë elektrike në panair Nissan Leaf. Me 70 centë deri në Gjakovë

Panairi i veturave – ‘Prishtina International Autoshow 2019’, zyrtarisht është hapur sot në sallën e Panaireve në Shkabaj. Aty po prezentohen shumë brende me modelet më të reja, ku disa prej tyre patën premierën botërore në panairet më prestigjioze, ndërsa sot, pak muaj më vonë po prezentohen edhe për publikun kosovar.

Gjatë hapjes, prezent ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili morri pjesë edhe në zbulimin e veturës së parë elektrike në tregun Kosovar – Nissan LEAF, ndërsa bëri edhe një zotim publik lidhur me veturat si Leaf, të cilat janë 100% elektrike dhe miqësore me ambientin.

Lluka deklaroi se shumë shpejtë pritet që në vendin tone të hiqet TVSH-ja për veturat elektrike, gjë e cila do të ndikojë në uljen e cmimit të këtij lloji të veturave. Ai u ndal më gjatë tek modeli i parë i veturës elektrike Nissan Leaf, i cili u prezantua në tregun kosovar.

Nissan LEAF është vetura më e shitur elektrike në botë e të gjitha kohërave, dhe tani po ofrohet edhe për tregun Kosovar nga përfaqësuesi i Nissan për Kosovë – AutoMita.

LEAF është veturë 100% elektrike dhe mund të bëj deri në 389km me një rimbushje, derisa rimbushja me rrymë elektrike do të kushtojë më pak 0.50Eur për 100km, gjë e cila e bën shumëfish më të volitshëm se sa ngasja e një veture të zakonshme.

Gjatë zbulimit të Nissan Leaf, ministri Lluka tha se “ky sektor vazhdon të jetë i rëndësishëm për vendin sa i përket është ndër punëdhënësit kryesorë, ajo çfarë duhet te fokusohemi është e ardhmja në makinat elektrike dhe për këtë do ta heqim TVSH-në sa i përket makinave elektrike, sepse këtu ka benefite të shumta. Jemi duke punuar që të bëjmë edhe mbushës të tjerë në tërë Kosovën dhe shpresojmë që do ta bëjmë më të qasshme infrastrukturën”, ka thënë Lluka.

Panari do të jetë i hapur cdo ditë, nga data 2 deri 5 Maj, në sallën e Panaireve në Shkabaj. Krahas automjeteve që kishin zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2, prezente ishin edhe kompani të tjera të cilat kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pajisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete.

Postimi i Llukës ku thotë se me 70 centë mund të shkohet në Gjakovë!