“Llugë në Kuvendin e Kosovës”, Enver Dugolli i VV-së: Abelard, ngjitja shurdhuesin zhurmës, e mos bën zhurmë

Zhurmat e shumta nga opozita po ia pamundësojnë deputetëve të VV-së të flasin në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti nga radhët e VV-së, Enver Dugolli kur mori fjalën iu drejtua deputetëve duke ju thënë që të heshtin dy minuta se po i trazojnë edhe dëshmorët duke qenë se është dita e tyre.

“Është dita e dëshmorëve, dhe nuk përjetohet me zhurma e krisma. Krismat ata i patën dëgjuar në momentin e fundit të rënies së tyre”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu iu drejtua edhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit, duke i thënë që t’ia vë një shurdhuese zhurmës që ai po bën.

“Ju lutem Abelard pa zhurmë, ose ngjitja shurdhuesen, ngjitja shurdhuesin zhurmës, e mos bën zhurmë”, vazhdoi Dugolli, derisa në anën tjetër opozita po vazhdon të krijojë zhurme duke fishkëlluar e goditur tavolinat.