Premier League
Lloris pretendon se vozitja në gjendje të dehur nuk e ndryshon atë
Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris e pranon se zënia duke e vozitur veturën në gjendje të dehur është turpëruese për të, por kjo nuk duhet ta ndryshojë përceptimin e njerëzve për të.
Kapiteni i Francës u dënua me 20 muaj heqje të lejes së vozitjes dhe me 50.000 paundë gjobë muajin e kaluar pasi që u dëshmua fajësia e tij.
“Ka qenë turpëruese. Kjo nuk është fotografia në të cilën dua të përfundojë, por gabimet ndodhin. Nuk duhet të më ndikojë në mua. Ky zhvillim nuk e ndryshon kush jam ose profesionisti që jam”, deklaroi Lloris.
Pas takimit të nesërm që Franca e zhvillon ndaj Gjermanisë, Lloris do të rikthehet te Tottenhami për të përgatitur ndeshjen ndaj West Hamit në fundjavë.