Llapi vjen me një transferim nga Belgjika

Klubi i futbollit, Llapi ka njoftuar sot për transferimin e mbrojtësit nga Belgjika, Amir Hossari.

Llapi ka kompletuar dokumentacionin e 27-vjeçarit dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi deri në qershorin e vitit 2022.

Hossari është futbollist i tre pozitave, mbrojtës e mesfushor i majtë dhe mesfushor defanziv.

Ai vjen nga skuadra e elitës së futbollit libanez, Shabab Bourj.