Llapi vjen me një superpërforcim

Skuadra e Llapit ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror aty ku e pret një punë e madhe në Superligë por edhe në garat e Kupës, shkruan Demokracia.com.

Ekipi i Tahir Batatinës sot e ka prezantuar një përforcim të ri.

Bëhet fjalë për sulmuesin Rinor Hoxha i cili ka nënshkruar kontratë tri vjet.

Postimi i plotë i KF Llapit:

Me transferimin e Rinor Hoxhës e hapim edhe zyrtarisht afatin kalimtar të janarit!

KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruajnë kontratë tri-vjeçare.

Hoxha rikthehet nga Kanada për t’iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit.

Në fakt, marrëveshja me ish-sulmuesin e Vllaznisë Pozheran është arritur para një muaji por  sot ai ka ateruar nga Kanada dhe do i bashkangjitet pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet parasezonale që nisin nesër.

22-vjeçari para se të udhëtonte drejt Kanadasë për arsye familjare, gjatë gjysmës së edicionit vjeshtor është paraqitur tek Vllaznia e Pozheranit në 10 ndeshje dhe ka arritur t’i realizoj 6 gola.

Prezantimin e tij e ka bërë Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugën drejt realizimit të objektivave të klubit.