Eduard Shehu

Llapi vazhdon të përforcohet, sjell një sulmues nga Shqipëria

Skuadra e Llapit ka nënshkruar me futbollistin Eduard Shehu.

Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi.

23-vjeçari vjen nga skuadra shqiptare, Besa Kavajë.

Shehu më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si: EF Huesca U19 në Spanjë e Barnsley U21 në Angli.

Ai është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me ne dhe pret që me besimin e shtabit teknik t’i tregoj cilësit e tij. /Ballkani.info