Llapi thotë se 6 tifozë të kësaj skuadre janë therrur me thikë nga “Plisat”

Pas ndeshjes mes Prishtines dhe Llapit, ku kryeqytetasit fituan me rezultat minimal 1-0, situata ka eskaluar mes tifozerive.

Udhëheqësi i tifogrupit llapjan “Legjendat”, Bajram Bejtullahu, ka thënë që 6 tifozë të Llapit janë sulmuar nga “Plisat” dhe janë therur me thikë.

“Marre për juve, marrë për mirëkpritjen tuaj” ka shkruar mes tjerash Bejtullahu në rrjetin e tij social në Facebook.