Superliga

Llapi synon fitoren e radhës ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

Llapi dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klubi nga Podujeva është nikoqir i malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për të forcuar pozitën e dytë dhe për t’iu ofruar Ballkanit.

Në anën tjetër, mysafirët e Qëndrim Kidës vijnë nga një humbje nga Ballkani dhe duan të kthehen te rezultatet pozitive për të qëndruar në mesin e tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Avdyli; Emini, Jashari, Krasniqi, Blakçori; Namani, Ramadani, Ahmeti; Selimi, Hyseni, Cobian;

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Brruti, Vitija, Mustafa; Aliu, Oshafi, Hazrollaj;