Llapi rikthehet te fitorja duke mposhtur minimalisht Drenicën

Llapi e ka fituar ndeshjen hapëse të javës së 13-të në Superligën e Kosovës.

Të premten në mesditë, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, Llapi ka arritur të mposht minimalisht 1-0 Drenicën.

Mentor Zhdrella në minutën e 10’, ishte golashënuesi i vetëm i kësaj sfide.

Me këtë fitore, Llapi tani numëron 23 pikë dhe renditet në vendin e pestë, ndërsa Drenica me 17 pikë në vendin e shtatë.

loading…