Drilon Fazliu

Llapi përgatitet për Evropë, transferon sulmuesin e Vushtrrisë

Kapiteni i Vushtrrisë, Drilon Fazliu, i është bashkuar Llapit. Sulmuesi 20-vjeçar ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Llapin dhe përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve ndërkombëtare.

Drilon Fazliu, përveç pozitës së sulmuesit të qendrës, ai mund të luajë edhe si sulmues i krahut të majtë dhe të djathtë.

Në edicionin e fundit, Fazliu kishte realizuar 7 gola, ndërsa sa ishte Vushtrria pjesë e Superligës në edicionin 2019/20 kishte realizuar 10 gola, 8 në kampionat dhe 2 në Kupë.