Llapi përforcohet me një mesfushor brazilian

KF Llapi është përforcuar me mesfushorin brazilian, Bruno Arrabal.

Përmes një postimi në Facebook klubi llapjan bën të ditur se Arrabal ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

27 vjeçari është mesfushor defansiv, i cili vjen nga Kategoria Superiore, në sezonin e fundit u paraqit në 21 ndeshje për Kamzën.