Formacionet

Llapi për vendin e parë, Prishtina për këndellje – formacionet zyrtare

Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit kosovar.

Llapjanët janë në pozitën e dytë në renditje me 43 pikë të grumbulluara, ndërsa Prishtina gjendet në pozitën e pestë me 30 sosh.

Një fitore e mundshme sot, do ta bënte Llapin liderin më të ri të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërsa kryeqytetasit me një fitore do t’i jepnin fund serisë prej dy ndeshjesh pa rezultat pozitiv.

Në takimin e fundit mes këtyre dy ekipeve të luajtur më herët këtë sezon, ndeshja kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Llapi: Avdyli, Vokrri, Namani, Hyseni, Ramadani, Rama, Krasniqi, Blakçori, Musolli, Januzi, Bekteshi.

Prishtina: Kolaj, Limani, Islami, Hyseni, Gashi, Kryeziu, Muja, Bytyqi, Hamiti, Useini, Pefqeli.