Llapi pa problem ndaj Vushtrrisë, Prishtina veç barazim ndaj Flamurtarit

Llapi ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen ndaj Vushtrrisë, në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Golat për vendasit i shënuan Enis Zabërgja në minutat 63 e 79, derisa nga një gol shënuan Arbnor Ramadani e Labinot Osmani.

Te mysafirët golin e vetëm e shënoi Raboshta.

S’ka fitues në derbin e Prishtinës

Nuk ka dhënë fitues derbi i Prishtinës ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës.

Skuadrat kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat prej 1 me 1.

Agron Bruqi i dha epërsinë Flamurtarit në minutën e tretë, derisa shifrat i barazoi Ahmed Jonuzi në të 14.

loading…