Antalia

Llapi mposhtet në ndeshjen miqësore nga Kecskemeti

Llapi ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë miqësore në Antalya ku përball kite ekipin e Superligës hungareze, Kecskemeti TE.

“Pas një pjese të parë shumë të mirë të ekipit tonë, pjesa e dytë ishte shumë e zbehtë dhe nga pa kujdesia në mbrojtje ekipi pësoi dy gola shumë lehtë të evitueshëm.

Formacioni startues: Avdyli – Emini ©️, Jashari, Krasniqi, Rama, Blakçori – Musolli, Namani, Ramadani – Hyseni, Januzi.

Në pjesën e dytë luajtën edhe: Laroshi – Limani ©️, Vokrri, Leyi, Bytyqi – Selimi, Hasani, Ahmeti – Cobian, Gashijani, Cërnavërni”, ka shkuar KF Llapi. /Ballkani.info