Kanë përfunduar para pak çastesh dy duelet e ditës së sotme në Superligë.

Llapi ka demoluar tërësisht Lirinë në “Përparim Thaçi” me rezultat 0-4, kurse Drita triumfoi si mysafire e Ferizajt.

Ahmed Januzi dy herë, derisa Selmani e Namani kontribuan me nga një sosh, për tre pikë tejet të rëndësishme në luftën për titull.

Momentalisht, klubi nga “Zahir Pajaziti” kalon në pozitën e dytë me 51 pikë të arkëtuara, një më shumë se Prishtina, e cila këtë javë do të jetë mysafire e Ballkanit.

Në anën tjetër, Drita ka shënuar fitore në çastet e fundit ndaj Ferizajt në udhëtim.

Për skuadrën e Bylbyl Sokolit shënoi Qëndrim Dautaj, e cila edhe ishte në epërsi pas 45 minutave të para, por pastaj ndryshoi gjithçka. Fillimisht Nwabueze barazoi shifrat në 1-1, para se Xhevdet Shabani të realizoi në minutat shtesë.