Skuadra e Llapit ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Llapi i ka shënuar dy herë skuadrës së Dukagjinit, për fitoren me rezultatin 2-1.

Ishte Mujkic ai që zhbllokoi rezultatin e këtij takimi, kur luhej minuta e 40’ e takimit, për ta dërguar Llapin me epërsi në pauzën mes dy pjesëve.

Dukagjini arriti të barazonte rezultatin në minutën e 80’, por vetëm një minutë më vonë, Mergim Pefqeli i riktheu epërsinë llapjanëve, për fitoren e radhës në Superligë.

Me këtë fitore, Llapi grumbullon 14 pikë në shtatë ndeshje, dhe aktualisht pozicionohet në pozitën e dytë në tabelë.

loading…