Formacionet

Llapi kërkon fitoren për kreun, Liria për befasi – formacionet zyrtare

Llapi është nikoqir i Lirisë në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Është një duel i dy skuadrave me objektiva krejtësisht të kundërta me Llapin që po kërkon titullin dhe Liria që tanimë thuajse ka humbur gjitha gjasat për mbijetesë.

Llapi synon fitore në këtë takim në mënyrë që të marrë kreun e renditjes në Superligë.

Nga ana tjetër prizrenasit tanimë me gjasa shumë të vogla për mbijetesë synojnë që të shkaktojnë befasi në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Bekteshi, Rama, Bytyqi, Namani, Musolli, Limani, Gashijani, Hyseni, Maliqi.

Liria: Frashëri, Abazi, Gashi, Cela, Kapra, Stafa, Cissokho, Ekpai, Basha, Mecja, Gjumsi.