Superliga

Llapi i shkakton humbjen e rradhës Dritës, Liria mposht minimalisht Flamurtarin

Llapi e ka fituar ndeshjen derbi të javës së 15-të në Superligë ndaj Dritës, takim ky që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Skuadrës nga Podujeva i mjaftoi goli i Festim Alidemës në minutën e 41-të për të siguruar 3 pikët në këtë ballafaqim, dhe duke e çuar në 7 diferencën e pikëve me Dritën.

Gjilanasit që kishin një seri prej 6 ndeshjeve pa humbje kanë pësuar humbjen e dytë rresht pas asaj në shtëpi ndaj Lirisë javën e kaluar.

Llapi pas 15 xhirosh ndodhet në vendin e 3-të me 29 pikë, kurse Drita mban pozitën e 4-të me 22 pikë.

Në takimin tjetër të ditës, Liria ka triumfuar përballë Flamurtarit me një gol të Fatih Karahodës në minutën e 67-të.

Kjo fitore i mban prizrenasit në vendin e 10-të me 16 pikë, ndërsa në tre javët e fundit nuk mposhten. Në anën tjetër Flamurtari rradhitet në vendin 5-të me 22 pikë.