Llapi e ka fituar në frymën e fundit ndeshjen e xhiros së nëntë ndaj Prishtinës.
Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, llapjanët fituan me rezultatin 2:1, me rikthim.
Për vendësit shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 22-të, kurse për Llapin realizuan Kastriot Selmani në minutën e 94-t dhe Valmir Veliu në të 95-ën. Llapi shkon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Prishtina në vendin e gjashtë ka 10 pikë.







