Llapi është eliminuar nga garat evropiane. Llapjanët kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e kthimit kundër Shkupit, në kuadër të Ligës së Konferencës, duel që u zhvillua të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shkupi kaloi në epërsi në minutën e 78-të me golin e Ali Adem.

Kurse rezultatin e barazoi Drilon Fazliu në minutën e 84-të.

Llapi nuk ia doli që ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, ku kishte pësuar humbje 2:0 si mysafir i Shkupit.

Me rezultat të përgjithshëm prej 3:1, llapjanët mënjanohen nga Liga e Konferencës.

Ndërkaq, Shkupi kalon në raundin e dytë ku do të takohet me Santa Claran e Portugalisë.

Kjo ishte hera e parë që Llapi mori pjesë në garat evropiane.