Llapi e nis me barazim sezonin e ri

Fituesi i Kupës në fuqi i Kosovës në futboll, Llapi nuk ka arritur të fitoj më shumë se një pikë në ndeshjen e parë të edicionit 2021/2022 të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi barazoi 1:1 në Merdar ndaj Ulpianës së kthyer në elitën e futbollit kosovar.

Golin e epërsisë për Ulpianën e shënoi Argjend Mustafa, kurse shifrat i barazoi Alfer Firmino.