Formacionet

Llapi dhe Feronikeli ’74 përballen në Zahir Pajaziti, formacionet zyrtare

Llapi do të përballet me Feronikelin ’74 në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë.

Do të jetë një ndeshje shumë interesante në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë me dy skuadrat që kanë nevojë të madhe për pikë.

Llapjanët po luftojnë për titullin kampion dhe pikët janë shumë të rëndësishme për të mbetur në garë.

Në anën tjetër ‘Industrialistët’ kërkojnë pikë për t’iu shmangur pozitës së barazhit dhe kërkojnë të shkaktojnë befasi në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Krasniqi, Bekteshi, Blakcori, Ahmeti, Namani, Musolli, Januzi, Hyseni, Maliqi.

Feronikeli ’74: Bujupi, Musa, Morina, Bardhoku, Mballow, Bruqi, Shabani, Avdyli, Tarasco, Cervadiku, Berisha.