Tahir Batatina, trajneri i Llapit, nuk po mundet ta kapërdijë humbjen në “Zahir Pajaziti” nga Drita dhe thotë se ajo që ndodhi në Podujevë “është krim për futbollin e Kosovës”.
Drita ka regjistruar fitore të madhe në ndeshjen derbi të javës së dhjetë në Superligë përballë Llapit.
Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu ka fituar me rezultat të ngushtë 1:2 në “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, në një ndeshje me shumë polemika lidhur me ndarjen e drejtësisë.
Pas ndeshjes, për atë që ndodhi në “Zahir Pajaziti”, ka reaguar edhe trajneri, Tahir Batatina.
Postimi i plotë i Batatinës në llogarinë personale në Facebook:
Kush duhet të merr masa apo skuadra e Llapit dhe Qyteti i Podujeves po e pengon dikë vetëm pse kemi bërë organizim të mirë!!!!!
Krim të investohet në Kosovë. Krimi e ka kapluar gjithçka, kam shpresuar se tek rina dhe e ardhmja e vendit mos të ndodhë por edhe ktu është fut thell në zemër të futbollit !!!!
KRIM DHE MASAKRIM NDAJ SKUADRËS TONË







